Sistemi i informacionit laboratorik

Laboratori, pa rishtypur asnjë rezultat.

Codon LIS e regjistron mostrën me barkod, i merr rezultatet drejtpërdrejt nga analizatorët me ASTM dhe HL7, aplikon vlerat referente sipas moshës dhe gjinisë, e vendos biokimistin në vendin e verifikimit dhe ia dorëzon raportin mjekut dhe pacientit. Biokimi, imunologji dhe mikrobiologji në një sistem laboratorik, në përdorim çdo ditë në laboratorë anembanë Kosovës.

Për kë është
  • Laboratorë privatë
  • Laboratorë spitalorë
  • Rrjete laboratorësh
  • Qendra diagnostike

Në përdorim te Spitali i Pejës · Laboratori i biokimisë · referencë publike

Problemi

Çdo rezultat i rishtypur është një vonesë dhe një rrezik.

Në shumicën e laboratorëve dikush ende e lexon vlerën nga ekrani i analizatorit dhe e shtyp në një formular. Raporti e pret atë person, numri mund të shtypet gabim, dhe askush s'mund ta dëshmojë më pas çka tha vërtet analizatori. Codon LIS e heq rishtypjen, jo biokimistin: rezultati vjen vetë, verifikimi mbetet te personi që është përgjegjës për të.

Si punon

  1. 1

    Regjistrimi dhe barkodi

    Pacienti regjistrohet një herë, mostra merr etiketë me barkod, porosia shkon te worklist-i i analizatorit të duhur.

  2. 2

    Analizatori e dërgon rezultatin

    Dydrejtimësh me ASTM E1381/E1394 ose HL7 v2.x: porositë dalin, rezultatet kthehen me sinjalizime. Pajisjet pa ndërfaqe standarde lidhen me urë.

  3. 3

    Vlerat referente dhe kontrollet

    Vlerat sipas moshës dhe gjinisë aplikohen automatikisht; vlerat jashtë kufijve sinjalizohen dhe krahasohen me rezultatet e mëparshme.

  4. 4

    Verifikimi

    Biokimisti e shqyrton dhe e lëshon. Asgjë nuk arrin te mjeku ose pacienti para këtij hapi.

  5. 5

    Raporti dhe dorëzimi

    Raport PDF, njoftim me SMS ose e-mail, kupon fiskal, dhe rezultati në dosjen e pacientit që mjeku e ka hapur.

Çka përfshin

Modulet brenda

Çka bën për ju

  • Integrim dydrejtimësh i analizatorëve me ASTM E1381/E1394 dhe HL7 v2.x: porositë dalin, rezultatet kthehen.
  • Worklist për çdo analizator dhe çdo bankë pune; etiketa me barkod të printuara në regjistrim.
  • Vlera referente sipas moshës dhe gjinisë, sinjalizim për vlera jashtë kufijve, krahasim me rezultatet e mëparshme.
  • Hapi i verifikimit nga biokimisti para se diçka të arrijë te mjeku ose pacienti.
  • Mikrobiologji: kultura, antibiograme dhe përfundime me tekst të lirë në të njëjtin raport.
  • Raport PDF, njoftim me SMS ose e-mail dhe kupon fiskal nga një ekran.

Modulet

Laboratori

Biokimi, imunologji, patologji

Procesimi dhe menaxhimi i analizave mjekësore: regjistrimi i mostrës me barkod, rezultatet për çdo pacient, vlerat referente të aplikuara automatikisht sipas moshës dhe gjinisë, verifikimi para lëshimit.

LIS

Integrimi i analizatorëve

Ngarkim automatik i rezultateve nga pajisjet laboratorike: analizatorët, kompjuterët dhe pajisjet përcjellëse në një rrjet, që askush të mos rishtypë një rezultat.

Mikrobiologjia

Kultura, antibiograme, trende rezistence

Kultura dhe antibiograme për çdo pacient, me rezultate të klasifikuara si sensitive, intermediare ose rezistente, dhe trende të rezistencës sipas rajonit, grupmoshës dhe antibiotikut.

Çka tregojnë studimet

Problemi nuk është vetëm letra. Problemi është çdo hap ku rezultati kopjohet, identifikohet ose verifikohet me dorë.

≈70% e vendimeve mjekësore ndikohen nga testet laboratorike CDC, Laboratory Week
≈10% gabime në rezultate laboratorike të futura manualisht (8.8–10.2%) Black et al., Anaesthesia 2004; Mays et al., JAMIA 2019
60–70% e gabimeve laboratorike ndodhin para vetë analizës Wilton & Pennisi 1994; Nordin et al. 2024
−54.5% më pak kohë laboratorike deri te rezultati (TAT) pas digjitalizimit Mekhjian et al. 2002
−49% më pak analiza të porositura dy herë pas digjitalizimit JAMA Network Open 2019
−40% më pak radiologji të porositur dy herë pas digjitalizimit JAMA Network Open 2019

Shifrat janë nga studime ndërkombëtare, jo matje direkte e Codon-it. Për Codon kjo lidhet direkt me barkodin, identifikimin e pacientit, lidhjen me pajisje dhe gjurmimin e mostrës.

Pyetje të shpeshta

Me cilët analizatorë lidhet Codon LIS?

Me çdo analizator që flet ASTM E1381/E1394 ose HL7 v2.x, që mbulon analizatorët e zakonshëm të biokimisë, hematologjisë, imunologjisë dhe urinës. Na dërgoni listën e pajisjeve dhe e konfirmojmë çdo model para se të nënshkruani.

A mund ta përdorim Codon LIS pa sistemin spitalor?

Po. Paketa e laboratorit është Codon LIS me pacientët, terminet, pagesat dhe raportet, e përshtatur për një laborator privat ose një rrjet laboratorësh.

Çka ndodh me rezultatet që i kemi tashmë?

Migrohen me Codon Migration, të përfshira në abonim, që historia e pacientit të fillojë e plotë që nga dita e parë.

Kërko demo

Shihni Codon LIS me analizatorët tuaj.

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës