Zgjidhje

IoT mjekësore & integrime

Analizatorët dhe pajisjet tuaja, në bisedë me sistemin tuaj.

I lidhim analizatorët laboratorikë, pajisjet monitoruese dhe sistemet e palëve të treta me Codon-in ose me software-in që përdorni tashmë, mbi standardet që pajisjet i flasin në të vërtetë.

Analizatorë & IoT biokimihematologjimikrobiologjipajisje monitoruese CODON SHTRESA E INTEGRIMIT parser ASTM / HL7mapping i kodevevalidim, vlera referentesipas moshës dhe gjinisëaudit log · GDPR LIS regjistrim mostrebiokimimikrobiologjiverifikim ngabiokimisti HIS · Klinika dosja e pacientitmjeku shehrezultatinterminetrepartet, radiologjia Pacienti raport PDFSMS / e-mailfaturakupon fiskalsigurimi ASTM · HL7 v2MQTT · API rezultate në 3 s rezultati i verifikuar raport · kupon porositë worklist Jeshile: të dhëna që lëvizin automatikisht, pa shtypje manuale. E ndërprerë: porosi dhe worklist në drejtim të kundërt.

Çka tregojnë studimet

Problemi nuk është vetëm letra. Problemi është çdo hap ku rezultati kopjohet, identifikohet ose verifikohet me dorë.

≈70% e vendimeve mjekësore ndikohen nga testet laboratorike CDC, Laboratory Week
≈10% gabime në rezultate laboratorike të futura manualisht (8.8–10.2%) Black et al., Anaesthesia 2004; Mays et al., JAMIA 2019
60–70% e gabimeve laboratorike ndodhin para vetë analizës Wilton & Pennisi 1994; Nordin et al. 2024
−54.5% më pak kohë laboratorike deri te rezultati (TAT) pas digjitalizimit Mekhjian et al. 2002

Shifrat janë nga studime ndërkombëtare, jo matje direkte e Codon-it. Për Codon kjo lidhet direkt me barkodin, identifikimin e pacientit, lidhjen me pajisje dhe gjurmimin e mostrës.

Problemi

Shumica e laboratorëve ende kanë dikë që e lexon vlerën nga ekrani i analizatorit dhe e shtyp në një formular. Çdo rezultat i rishtypur është një vonesë dhe një gabim i mundshëm, dhe askush nuk mund ta dëshmojë më pas çka tha vërtet analizatori.

Si punojmë

  1. 1

    Inventar i çdo pajisjeje: modeli, ndërfaqja (serial, TCP/IP, USB), versioni i protokollit dhe mesazhet që i lëshon.

  2. 2

    Shtresë integrimi që lexon ASTM E1381/E1394 dhe HL7 v2.x, i përkthen kodet e testeve në katalogun tuaj dhe validon para se diçka të ruhet.

  3. 3

    Dydrejtimësh kur pajisja e mbështet: worklist-et dhe porositë shkojnë te analizatori, rezultatet kthehen me sinjalizime.

  4. 4

    Pajisjet pa ndërfaqe standarde lidhen me MQTT ose një shërbim të vogël gateway.

  5. 5

    Test pranimi në vend me mostra reale, krah për krah me procesin e vjetër, para se të kalohet.

Kërko demo

Fol me një inxhinier

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës