Rast studimi
Një regjistër laboratorik për 8 lokacione në 7 qytete
Biohit, rrjet laboratorësh i akredituar ISO 15189, i themeluar në Istog në 2004, i drejton lokacionet e veta anembanë Kosovës me Codon LIS: një regjistër pacientësh, analizatorët të lidhur, çdo rezultat i verifikuar para lëshimit.
Problemi
Një rrjet laboratorësh rritet qytet pas qyteti: Istogu në 2004, pastaj Peja, Gjakova dhe Mitrovica, Deçani, Prishtina dhe Gjilani. Çdo lokacion i ri shton analizatorë, staf dhe pacientë që presin të njëjtin raport dhe të njëjtën kohë raportimi kudo që hyjnë. Me mbi 500 mjekë referues, mbi 500 mijë analiza në vit dhe akreditim ISO 15189, çdo rezultat duhet të jetë edhe i gjurmueshëm nga mostra te nënshkrimi.
Çka ndërtuam
- Codon LIS me një regjistër pacientësh për të gjithë rrjetin: një pacient i regjistruar në Pejë është i njëjti pacient në Prishtinë, me historinë e plotë të rezultateve.
- Analizatorët e biokimisë, hematologjisë, imunologjisë, hormoneve dhe mikrobiologjisë të lidhur me LIS-in; rezultatet vijnë me sinjalizime, askush nuk rishtyp një vlerë.
- Vlera referente sipas moshës dhe gjinisë, verifikim nga biokimisti para lëshimit, raport PDF dhe njoftim për pacientin.
- Raportim i konsoliduar për laboratorin qendror: volumet dhe koha e raportimit për çdo lokacion në një ekran, me çdo veprim të atribuar një përdoruesi.