Industria · Ordinanca dhe qendra stomatologjike

Klinika stomatologjike

Harta e dhëmbëve, plani i trajtimit, imazhet dhe pagesa në një dosje.

Stomatologjia ka nevojë për dosjen e vet: cili dhëmb, cili shërbim, cili imazh, cili këst. Moduli stomatologjik i Codon-it e mban hartën dhe imazhet te pacienti, ndërsa terminet dhe pagesat punojnë saktësisht si në pjesën tjetër të platformës.

Çka ju duhet

  • Hartë interaktive e dhëmbëve
  • Shërbim dhe plan trajtimi për çdo dhëmb
  • Ruajtje e imazheve dentare
  • Termine dhe përkujtesa
  • Pagesa me këste dhe kuponë fiskalë

Produkti

Grupet e moduleve

Modulet që përdorni

Pacienti

Regjistrimi dhe rrjedha e pacientit

Një dosje për çdo pacient në të gjitha modulet: regjistrimi, përditësimi i të dhënave personale dhe shëndetësore, trajtimet, pagesat dhe raportet mjekësore.

Terminet

Caktim terminesh nga kudo

Stafi cakton termine për sekonda nga çdo pajisje; mjekët shohin vizitat e ditës dhe njoftohen për ndryshimet.

Dentisti

Terminet dhe trajtimet dentare

Zgjedhja e dhëmbit në hartë, caktimi i shërbimit, plani i trajtimit, historia e pacientit dhe ruajtja e imazherisë së dhëmbëve.

Pagesat

Kupon fiskal, kartelë, sigurim

Pagesat procesohen një nga një ose të grumbulluara dhe printohen në kupon fiskal: para të gatshme, kartelë bankare ose sigurim shëndetësor, me fatura dhe specifikime për të siguruarit.

Stoku

Lot, skadenca, stok minimal

Hyrjet dhe daljet e barnave, reagentëve dhe materialeve, shpenzimi për shërbim, lot-et dhe skadencat, dhe lajmërime kur stoku arrin minimumin.

Statistikat & Raportet

Aktiviteti, pritjet, TAT, financat, stoku, stafi

Gjenerimi dhe eksportimi i raporteve për çdo nivel: aktiviteti, pritjet, TAT laboratorik, financat, stoku dhe stafi. Statistikat krijohen nga puna reale, jo nga formularë të vonuar.

Kërko demo

Kërko demo për klinika stomatologjike

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës