Industria · Laboratorë privatë dhe rrjete laboratorësh

Laboratorë

Rezultati në dosje në momentin që analizatori përfundon.

Një laborator jeton nga koha e raportimit dhe nga besimi në çdo numër. Codon i lidh analizatorët tuaj, aplikon vlerat referente, e vendos biokimistin në vendin e verifikimit dhe printon kuponin, të gjitha nga një ekran në recepsion.

Çka ju duhet

  • Integrim i analizatorëve pa shtypje manuale
  • Vlera referente sipas moshës dhe gjinisë, sinjalizime dhe krahasime
  • Verifikim para lëshimit
  • Kuponë të shpejtë, sigurues dhe printer fiskal
  • Stok reagentësh për çdo test

Produkti

Grupet e moduleve

Rast i lidhur

Një regjistër laboratorik për 8 lokacione në 7 qytete

Biohit · rrjet laboratorësh, Kosovë

Lexo rastin

Modulet që përdorni

Pacienti

Regjistrimi dhe rrjedha e pacientit

Një dosje për çdo pacient në të gjitha modulet: regjistrimi, përditësimi i të dhënave personale dhe shëndetësore, trajtimet, pagesat dhe raportet mjekësore.

Laboratori

Biokimi, imunologji, patologji

Procesimi dhe menaxhimi i analizave mjekësore: regjistrimi i mostrës me barkod, rezultatet për çdo pacient, vlerat referente të aplikuara automatikisht sipas moshës dhe gjinisë, verifikimi para lëshimit.

LIS

Integrimi i analizatorëve

Ngarkim automatik i rezultateve nga pajisjet laboratorike: analizatorët, kompjuterët dhe pajisjet përcjellëse në një rrjet, që askush të mos rishtypë një rezultat.

Mikrobiologjia

Kultura, antibiograme, trende rezistence

Kultura dhe antibiograme për çdo pacient, me rezultate të klasifikuara si sensitive, intermediare ose rezistente, dhe trende të rezistencës sipas rajonit, grupmoshës dhe antibiotikut.

Pagesat

Kupon fiskal, kartelë, sigurim

Pagesat procesohen një nga një ose të grumbulluara dhe printohen në kupon fiskal: para të gatshme, kartelë bankare ose sigurim shëndetësor, me fatura dhe specifikime për të siguruarit.

Stoku

Lot, skadenca, stok minimal

Hyrjet dhe daljet e barnave, reagentëve dhe materialeve, shpenzimi për shërbim, lot-et dhe skadencat, dhe lajmërime kur stoku arrin minimumin.

Statistikat & Raportet

Aktiviteti, pritjet, TAT, financat, stoku, stafi

Gjenerimi dhe eksportimi i raporteve për çdo nivel: aktiviteti, pritjet, TAT laboratorik, financat, stoku dhe stafi. Statistikat krijohen nga puna reale, jo nga formularë të vonuar.

Kërko demo

Kërko demo për laboratorë

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës