Pacienti
Regjistrimi dhe rrjedha e pacientit
Një dosje për çdo pacient në të gjitha modulet: regjistrimi, përditësimi i të dhënave personale dhe shëndetësore, trajtimet, pagesat dhe raportet mjekësore.
Industria · Imazheri dhe laborator nën një çati
Pajisje të planifikuara, gjetje të dorëzuara, referues të informuar.
Qendrat diagnostike shesin kohë pajisjesh dhe gjetje të shpejta. Codon planifikon çdo pajisje me kohë reale pritjeje, i lidh analizatorët laboratorikë dhe ia dorëzon raportin mjekut referues dhe pacientit në momentin që nënshkruhet.
Biohit · rrjet laboratorësh, Kosovë
Lexo rastinRegjistrimi dhe rrjedha e pacientit
Një dosje për çdo pacient në të gjitha modulet: regjistrimi, përditësimi i të dhënave personale dhe shëndetësore, trajtimet, pagesat dhe raportet mjekësore.
Caktim terminesh nga kudo
Stafi cakton termine për sekonda nga çdo pajisje; mjekët shohin vizitat e ditës dhe njoftohen për ndryshimet.
Imazheria e lidhur me raportin
Shërbimet MRI, CT, RTG dhe imazheri të tjera të lidhura me raportet e mjekëve, me kalkulim të kohës së pritjes, termine për çdo pajisje dhe historinë e plotë të pacientit.
Biokimi, imunologji, patologji
Procesimi dhe menaxhimi i analizave mjekësore: regjistrimi i mostrës me barkod, rezultatet për çdo pacient, vlerat referente të aplikuara automatikisht sipas moshës dhe gjinisë, verifikimi para lëshimit.
Integrimi i analizatorëve
Ngarkim automatik i rezultateve nga pajisjet laboratorike: analizatorët, kompjuterët dhe pajisjet përcjellëse në një rrjet, që askush të mos rishtypë një rezultat.
Kupon fiskal, kartelë, sigurim
Pagesat procesohen një nga një ose të grumbulluara dhe printohen në kupon fiskal: para të gatshme, kartelë bankare ose sigurim shëndetësor, me fatura dhe specifikime për të siguruarit.
Aktiviteti, pritjet, TAT, financat, stoku, stafi
Gjenerimi dhe eksportimi i raporteve për çdo nivel: aktiviteti, pritjet, TAT laboratorik, financat, stoku dhe stafi. Statistikat krijohen nga puna reale, jo nga formularë të vonuar.
Kërko demo
Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.
+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës