Industria · Spitale të përgjithshme dhe të specializuara

Spitale

Çdo repart në një dosje pacienti.

Një spital është laborator, qendër imazherie, disa klinika dhe një hotel me shtretër, të gjitha rreth të njëjtit pacient. Codon i jep çdo reparti modulin e vet dhe çdo pacienti një dosje, nga pranimi te fletëlëshimi dhe fatura.

Çka ju duhet

  • Pranime, shtretër dhe reparte
  • Rezultatet e laboratorit dhe imazherisë brenda dosjes
  • Terapi dhe shënime ditore me atribuim
  • Fletëlëshim dhe faturim i konsoliduar
  • Raporte për menaxhmentin dhe inspektimet

Produkti

Grupet e moduleve

Rast i lidhur

Tri salla operacioni, 25 dhoma dhe imazheria në një dosje spitalore

Spitali Aloka · spital, Prishtinë

Lexo rastin

Modulet që përdorni

Pacienti

Regjistrimi dhe rrjedha e pacientit

Një dosje për çdo pacient në të gjitha modulet: regjistrimi, përditësimi i të dhënave personale dhe shëndetësore, trajtimet, pagesat dhe raportet mjekësore.

Terminet

Caktim terminesh nga kudo

Stafi cakton termine për sekonda nga çdo pajisje; mjekët shohin vizitat e ditës dhe njoftohen për ndryshimet.

Spitali

Pranimi dhe qëndrimi në repart (HIS)

Regjistrimi dhe përditësimi i hospitalizimeve: pranimi, qëndrimi në repart, terapitë, shënimet ditore dhe lëshimi, në të njëjtën dosje me rezultatet e laboratorit dhe imazherisë.

Klinika

Dosja ambulantore dhe raportet

Mjekët shikojnë, menaxhojnë, konfirmojnë dhe printojnë raportet mjekësore, me historinë e sëmundjes, analizat e mëparshme dhe imazherinë në të njëjtin ekran.

Historia

E gjithë historia në një pamje

Vizitat, analizat, radiologjia, terapitë, alergjitë dhe epikrizat e pacientit, si dhe puna e stafit, të mbledhura në një pamje për profesionistin e autorizuar.

Farmacia

Recetat dhe shpërndarja e barnave

Menaxhimi i recetave dhe i shpërndarjes së barnave, i lidhur me dosjen e pacientit dhe me stokun.

Laboratori

Biokimi, imunologji, patologji

Procesimi dhe menaxhimi i analizave mjekësore: regjistrimi i mostrës me barkod, rezultatet për çdo pacient, vlerat referente të aplikuara automatikisht sipas moshës dhe gjinisë, verifikimi para lëshimit.

LIS

Integrimi i analizatorëve

Ngarkim automatik i rezultateve nga pajisjet laboratorike: analizatorët, kompjuterët dhe pajisjet përcjellëse në një rrjet, që askush të mos rishtypë një rezultat.

Radiologjia

Imazheria e lidhur me raportin

Shërbimet MRI, CT, RTG dhe imazheri të tjera të lidhura me raportet e mjekëve, me kalkulim të kohës së pritjes, termine për çdo pajisje dhe historinë e plotë të pacientit.

Pagesat

Kupon fiskal, kartelë, sigurim

Pagesat procesohen një nga një ose të grumbulluara dhe printohen në kupon fiskal: para të gatshme, kartelë bankare ose sigurim shëndetësor, me fatura dhe specifikime për të siguruarit.

Stoku

Lot, skadenca, stok minimal

Hyrjet dhe daljet e barnave, reagentëve dhe materialeve, shpenzimi për shërbim, lot-et dhe skadencat, dhe lajmërime kur stoku arrin minimumin.

Statistikat & Raportet

Aktiviteti, pritjet, TAT, financat, stoku, stafi

Gjenerimi dhe eksportimi i raporteve për çdo nivel: aktiviteti, pritjet, TAT laboratorik, financat, stoku dhe stafi. Statistikat krijohen nga puna reale, jo nga formularë të vonuar.

Autentikimi & Rolet

Role dhe leje sipas funksionit

Role dhe leje për çdo përdorues dhe funksion, të menaxhuara nga administratori juaj; çdo shënim, ndryshim dhe shikim i atribuohet një përdoruesi me emër.

Kërko demo

Kërko demo për spitale

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës