Codon HIS · grup modulesh

Administrimi & Integrimet

Administratori juaj vendos kush sheh çka. Ne i sjellim të dhënat tuaja.

Codon administrohet nga ekipi juaj: rolet, të drejtat dhe përdoruesit ndryshojnë pa tiketë mbështetjeje. Dhe kur kaloni në Codon, migrimi i të dhënave ekzistuese është pjesë e abonimit.

Çka bën për ju

  • Të drejta dinamike të përdoruesve për çdo modul, veprim dhe repart, të menaxhuara nga administratori juaj.
  • Çdo shënim, ndryshim dhe verifikim i atribuohet një përdoruesi me emër.
  • Migrimi i të dhënave nga çdo sistem i mëparshëm, i përfshirë në abonim.
  • Institucione me disa lokacione: një llogari, disa degë, raporte të konsoliduara.
  • Fleta e sigurisë me detajet e enkriptimit, backup-it dhe hostimit në dispozicion me kërkesë.

Modulet në këtë grup

Autentikimi & Rolet

Role dhe leje sipas funksionit

Role dhe leje për çdo përdorues dhe funksion, të menaxhuara nga administratori juaj; çdo shënim, ndryshim dhe shikim i atribuohet një përdoruesi me emër.

Migrimi i të dhënave

I përfshirë në abonim

Me abonimin në Codon migrohen të gjitha të dhënat e institucionit tuaj nga çfarëdo sistemi që përdorni sot.

API & integrime

Modul shtesë

Ndërfaqe me sisteme të tjera

Ndërfaqe REST dhe HL7 për sisteme të palëve të treta, sigurues dhe regjistra publikë, që Codon të lidhet me atë që ekziston në vend që ta zëvendësojë.

HR & trajnimet

Modul shtesë

Stafi, turnet, kontratat, RFID

Të dhënat e stafit, turnet dhe oraret, kontratat, prezenca me RFID dhe evidenca e trajnimeve për mjekë dhe teknikë.

Arkiva digjitale

Modul shtesë

Dokumentet, të gjetshme

Arkivë digjitale e dokumenteve të institucionit, e lidhur me pacientët, stafin dhe shërbimet, me rregulla ruajtjeje.

Kërko demo

Kërko demo për Administrimi & Integrimet

Demo 30-minutëshe me një inxhinier të Pyramid-it: rrjedha juaj e punës, analizatorët tuaj, pyetjet tuaja. Pa slajde.

+383 44 830 909 · [email protected] · Prishtinë, Republika e Kosovës